Paketoni dhuratën tuaj të Krishtlindjeve me mënyrën më origjinale!
Në këtë rast surpriza juaj do të filloj që në momentin që dikush merr në dorë dhuratën tuaj, ende pa e hapur atë.
Bëhet fjalë për një letër ambalazhi, e cila e bën paketimin e dhuratës tuaj, shumë original dhe të veçantë. Kjo letër përveç mbështjelljes që i bën pakos tuaj, mbart me vete edhe një mesazhin që ju dëshironi ti dërgoni marrësit të saj.
Me anë të një fjalëkryqi me fjalë të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e saj, ju lejon të zgjidhni urimin përkatës dhe pastaj të paketoni dhuratën tuaj.
Për më tepër, duke qenë një lojë fjalësh, ajo ju ndihmon juve që në vend të humbisni kohë duke u përpjekur gjeni një kartë me ato që ju doni të thoni, kjo letër bën të gjithë punën tuaj.
"Gëzuar Krishtlindjet", "Me shumë dashuri" apo "Të dua", janë vetëm disa nga urimet që ju mund të shënoni dhe të habisni të tjerët me dhuratën tuaj, ende pa e hapur atë.
/nzh/Oranews.tv/