Besa “ndez” atmosferën e festave me këngën më të re (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2014, 09:41
“Ti je festa ime”, ky është titulli i këngës më të re të lançuar nga këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima. Edhe këtë fundvit nuk mund të mungonte zëri magjik i këngëtares, e cila na sjell një atmosferë mjaft të hareshme me këngën e saj që i përshtatet më së miri këtij sezoni festash.Kënga u lançua ditën e djeshme (20 dhjetor), muzika e kësaj kënge është realizuar nga Darko Dimitrov ndërsa teksti është shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Alex. Besa duket se e ka pritur me padurim lançimin e kësaj kënge pasi kjo duket qartë në rrjetin social Facebook ku i ka vënë në dijeni miqtë dhe fansat për këngën më të re të saj e cila ishte në fazën e fundit të përgatitjes.