Skandal, Victoria's Secret shet të brendshme të përdorura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2014, 12:57
Victoria’s Secret përfshihet në një skandal ku, sipas një investigimi të fundit të bërë nga NBC News, në vitrina shiteshin të brendshme që ishin të përdorura më parë.Gazetari i NBC News, Jeff Rossen, zbuloi një raport në vitin 2010 ku disa pika të Victoria’s Secret rishisnin të brendshme të kthyera mbrapsht nga klientët tek klientët e rinj.
Ndërsa sot ai vuri në dukje se në raportin e zbuluar pika të Victoria’s Secret merrnin të brendshme të përdorura nga klientët dhe i vendosnin ato në vitrinë për t’i rishitur.Pas publikimit të këtij skandali nuk ka munguar dhe deklarata e pikave të Victoria’s Secret ku mbrojtën veten duke thënë se kishin si prioritet vetëm kënaqësinë dhe sigurinë klientëve të tyre./oranews.tv/