Foto-dokumente të yjeve, pak përpara se të vdisnin

Hera e fundit që publiku i pa ata të gjallë.Imazhet e mëposhtme vërtetë nuk mund të kenë vlera artistike si fotografi, por ato përcaktohen si dokumente, pasi pasqyrojnë momentet e fundit përpara se këta protagonistë, të gjenin vdekjen.

Heath Ledger

Heath LedgerHeath Ledger, i qeshur gjatë xhirimeve të filmit  “Doctor Parnassus”, vetëm pak përpara se të gjendej i vdekur nga një mbidozë droge në vitin 2008.

Robin Williams

Robin WilliamsAktori i njohur, me shikimin poshtë, gjatë një ceremonie në të cilën merrte pjesë sëbashku me bashkëshorten e tij, Susan Schneider. Kjo foto është marrë një ditë përpara se aktori komik, i dashur për të gjithë, ti jepte fund jetës së tij, më 11 gusht 2014.

James Dean

James DeanFotoja e fundit e James Dean, përpara makinës së tij, “Porsche 550 Spyder”. Po në të njëjtën ditë, ai gjeti vdekjen tragjike pas një aksidenti po me këtë makinë të shtrenjtë dhe të të shpejtë.

Marilyn Monroe

Marilyn MonroeMarilyn Monroe, buzëqesh e lumtur përpara kamerës së aparatit fotografik, duke përqafuar mikun e saj të dashur, Buddy Greco, vetëm pesë ditë përpara se të gjendej e vdekur më 5 gusht të vitit 1962.

Phillip Seymour Hoffman

Phillip Seymour HoffmanKjo pamje e vetmuar e aktorit, është marrë ndërsa ai ishte duke shijuar një pije në një bar në Atlanta, tre ditë përpara se të gjendej i vdekur nga një mbidozë droge më 2 shkurt 2014.

Brittany Murphy

Brittany MurphyAktorja duke pozuar në tapetin e kuq në 1 dhjetor 2009. Ylli 32-vjeçar, vdiq nga një arrest kardiak, vetëm dy javë më vonë.

Paul Walker

Paul WalkerPaul Walker, i fotografuar brenda në makinën ,“Porsche Carrera GT”, të shokut të tij Roger Rodas, vetëm pak minuta përpara aksidentit fatal që i morri jetën./nzh/oranews.tv/