"Aksidentet" seksi të showbizit
Kush është ai që nuk e mban mend fustanin e Marilyn Monroe, të ngrihet dhe të valëvitet në filmin " The Seven Year Itch"? Edhe pse kanë kaluar 57 vjet që atëherë, ajo foto është e pandarë nga ylli legjendar.Një incident i tillë u ka ndodhur edhe shumë yjeve të tjera të showbizit. Në mënyrë të paqëllimshme, ato kanë imituar Marilyn, dhe i kanë dhuruar kamerave të aparateve fotografike, pak nga bota e tyre e brendshme.Më poshtë do të shihni disa nga incidentet “made in Marilyn”, të cilat do të mbeten në historinë e showbizit ...Jessica Alba
Jessica Alba është një nga ato aktore të cilat nuk tërheqin kamerat me incidente seksi. Por kësaj rradhe, objektivi i aparatit fotografik, “gati sa nuk ka marrë flakë”, kur duke dalë nga një restorant në New York, era ka ngritur fustanin e saj dhe të brendshmet “kanë dalë në shesh”.Helen Flanagan
Helen Flanaganin e ka “tradhëtuar” fundi i saj dhe gjatë një daljeje në mbrëmje, u duk pak nga të pasmet e saj.Irina Shayk
Momentin e saj “made in Marilyn Monroe”, ka pasur edhe Irina Shayk. Era kur fryn, nuk bën dallime dhe fustani i saj i bardhë nuk mundi ti rezistonte “qëllimeve grabitqare” të erës së Veriut.Kimberley Garner
Aktorja Kimberley Garner, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur në shkurt të vitit 2013, e ftuar në një ceremoni kushtuar Marilyn Monroes në Londër, ajo imitoi yllin e Hollywoodit.Kate Upton
Edhe pse Kate Upton nuk e ka problem që ti tregojë të gjitha me dëshirën e saj, edhe ajo ka patur një aksident sexy, padashje ...Kate Middleton
Dhe mbretëreshat kanë aksidentet e tyre sexy. Bëhet fjalë për Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton, e cili tregoi mollaqet e saj, natyrisht pa qëllim.Reese Witherspoon
Viktimë e zgjedhjes së gabuar në veshje ka rënë, Reese Witherspoon. Ajo veshi një fund të shkurtër veref, dhe doli për të bërë pazar. Por kishte harruar të llogariste erën e Veriut.Imogen Thomas
Me një fustan veref ngjyrë trëndafili, vendosi që të dilte shëtitje Imogen Thomas, kur papritur era e bëri punën e saj,dhe të gjithë panë të brendshmet e saj ngjyrë blu.Claudia Romani
Claudia Romani në përgjithësi duket sikur është në kërkim të telasheve, pasi zakonisht duket sikur e kursen copën në veshjet e saj. Kjo ka ndodhur edhe kësaj radhe, kur gjatë një shëtitje në Miami, era e fortë e ka ngritur fustanin e saj, dhe nuk është dashur shumë që të zbulohen mbathjet e saj të zeza dhe mikroskopike.Salma Hayek
Era edhe kësaj radhe ka bërë punën e saj. Aktorja e famshme Salma Hayek, ka patur aksidentin e saj sexy, gjatë xhirimeve të filmit ku ishte protagoniste sëbashku me aktorin Pierce Brosnan. E veshur me një fund shumë të shkurtër, të cilin ja ngriti era, Salma na tregoi prapanicën e saj, diçka që i kënaqi shumë paparacët që nxituan të publikonin fotot.Kourtney Kardashian
Vendosi që të kërcente dhe madje në ballkon, duke haruar se kamerat ishin duke e ruajtur. Bëhet fjalë për Kourtney Kardashian, e cila duke kërcyer në ballkon sëbashku me motrën e saj më të vogël Khloe, “i nxorri në shesh”. Mjaftoi një fllad ere, i ndihmuar edhe nga lëvizjet e kërcimit, që Kourtney të na tregonte prapanicën.Blake Lively
Mjaftoi të frynte një erë në Nju Jork dhe Blake Lively “e pësoi", si shumë yje të tjera, dhe i dhuroi njerëzve një pamje spektakolare!Britney Spears
Mori dy djemtë e saj dhe shkoi në park në Los Anxhelos duke shfrytëzuar kohën e bukur. Për tu ndjerë sa më rehat, Britney Spears, veshi një fustan të gjerë, i cili ngjante më tepër me një bluzë. Mjaftoi të frynte një fllad i lehtë dhe fustani u ngrit duke zbuluar shumë gjëra…Liv Tyler
Liv Tyler duket se nuk e ka kuptuar se në atë kohë kur ka qenë duke ecur në rrugët e Nju Jorkut, ka ofruar një spektakël për kalimtarët dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën, pasi fotot qarkulluan në internet në kohë rekord./nzh/Oranews.tv/