Shuhet këngëtari Joe Cocker pas betjës me kancerin në mushkëri
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ylli i muzikës Joe Cocker. Kantautori nga Shefilldi, me një karrierë 40-vjeçare dhe disa këngë të shndërruara në hit, pa dyshim më e famshmja "Unchain My Heart" humbi betejën me kancerin në mushkri.I njohur për zërin karakteristik, Koker e nisi karrierën në fillim të viteve 1960 nëpër pabet e Shefilldit, para se të fitonte një vend në skenat më të mëdha të globit.Famën e mori kur interpretoi këngën e Beatles-ave "With A Little Help from My Friends", me Xhimi Pejxhin në kitarrë, dhe ajo arriti në vend të parë në renditjen muzikore britanike. Në atë kohë ai u shndërrua edhe në një prej heronjve të maratonës së rrokut, Ëoodstock. Por edhe pse u bë i famshëm menjëherë edhe në Shtetet e Bashkuara, ish-hidrauliku shfaqi shpejt problem me alkoolin dhe drogën që rrezikuan t'i jepnin fund karrierës.Në vitet '80, kinemaja i dha një dorë të ringrihej. Me "You Can Leave Your Hat On", ai shoqëron yllin Kim Bezixher në filmin "Nëntë javë e gjysmë"..Ndërsa dueti i tij me Xhenifer Uarns, në këngën "Up Where We Belong", kolonë zanore e filmit "Oficeri xhentëllmen" me Riçard Giir, fitioi një Oskar dhe një çmim Grammy.Në vitin 2007, ai u vlerësua edhe nga Mbretëresha Elizabet, me Urdhrin e Perandorisë Britanike, titull ky i akorduar shumë personaliteteve të botës së artit dhe sportit.