10 Ushqimet më të pazakonta që njerëzit i hanë
Edhe pse nuk e kuptojmë mirë sot për sot pse njerëzit i hanë shumë nga ushqimet që do të lexoni më poshtë, sipas IBM-së në 5 vitet e ardhshme kompjuterat mund të na ndihmojnë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje duke analizuar përbërësit kimikë të tyre. Deri atëherë, lexim të këndshëm :Larvat e Mëndafshit
Beondegi, që do të thotë fjalë për fjalë larvë mëndafshi në gjuhën koreane, është një ushqim popullor në Kore. Shërbehen të ziera dhe të kriposura, larvat e mëndafshit janë një burim proteinash të një cilësie të lartë.Durian
Durian është ndoshta fruti më i debatueshëm në botë, njerëzit ose e urrejnë ose e adhurojnë aromën e tij. Aroma është krahasuar me çdo gjë, deri tek çorapet e palara të palestrës. Vetë fruti përmban sasi të mëdha sheqeri, vitamine C dhe kaliumi.Kali i Detit
Shërbehet i skuqur i ngulur në shkop nga shitësit e Kinës, kuajt e detit përdoren si ilaç popullor për të shëruar impotencën.Sashimi Kali
Edhe pse është e ndaluar në disa shtete, të hash mish kali është diçka normale në shumë vende të botës. është mishi kryesor i konsumuar në Kazakistan dhe shërbehet si sashimi në Japoni. Mishi vetë është shumë i butë dhe ka shije si biftek dhe bërxollë njëkohësisht.Derri i Ginesë (Kavje)
Derrat e Ginesë, që shpesh herë u themi kavje, janë shumë të konsumuar në Peru, Bolivi dhe Kolombi. Mishi krahasohet me atë të lepurit dhe është i pasur në proteina dhe ka shumë pak dhjam dhe kolesterol.Akrepa
Zakonisht shërbehen si shishqebape ose të skuqur ose të tharë. Akrepat na sigurojnë një racion të pranueshëm proteinash dhe sipas mjeksisë popullore Kineze ndihmon në shërimin e simptomave të artritit.Merimanga të Skuqura
Ky është një ushqim i pëlqyer shumë në Kamboxhia, këto merimanga janë të ngjashme me tarantulat të cilat janë të mëdha përafërsisht sa pëllëmba e njeriut. Zakonisht haen vetëm këmbët, por ka debate nëse duhet ngrënë edhe barku.Kaktusi
Nopales, i njohur edhe si kaktusi lopatë, gjenden lehtas në kuzhinën meksikane. Këto copa të tulta janë një burim kalorish të ulëta por të pasura në vitaminë C, magnez, kalcium dhe të shkëlqyer për mangan.Ylli i Detit
Yjet e detit mund të gjenden shpesh në shitje prej shitësve ambulantë në Kinë. Këto ekinodermas shërbehen të skuqur.Kiviak
Kiviaku është një ushqim tradicional Inuit prej Grinlandës. Ai përgatitet duke ngjeshur 500 zogj pinguinësh brenda një foke dhe më pas lihen të fermentohen nën tokë për muaj me rradhë. Kjo pjatë e neveritshme i ka ndihmuar Inuitët të luftonin mungesën e vitaminave në dietën e tyre./nzh/oranews.tv/