Këngëtarja Avril Lavinge: Kam probleme shëndetësore, lutuni për mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2014, 08:13
Këngëtarja Avril Lavinge u ka komunikuar fansave të saj përmes Twitterit se është duke u përballur me disa probleme shëndetësore.Avril, e cila është e martuar me anëtarin e bandës Nickelback, Chad Kroeger nuk është shfaqur në publik që nga shtatori.Ajo tha se nuk është mirë me shëndet, por e la të pazbuluar nga se vuan.“Nuk ndihem mirë. Kam disa probleme shëndetësore, ndaj ju lutem lutuni për mua”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.