Marsala, ngjyra trend e 2015. E kuqe joshëse si vera siçiliane
E kanë pagëzuar Marsala ngjyrën që do të dominojë vitin 2015. Është e kuqe natyrale, disi e vrazhdë si e kuqja e një verë të fermentuar gjatë, ëshët joshëse deri në dehje të lehtë. Kështu e ka përcaktuar kompania Pantone, e cila e konsideron veten autoritet mbi ngjyrat dhe trendet e stinëve.Pantone njoftoi se në muajin dhjetor është përcatuar Marsala si ngjyra që do të përdoret më së shumti gjatë vitit të ardhshëm.Kuptohet që emri nuk vjen rastësisht, pasi marsala është një verë shumë e njohur italaine, e cila ka marrë emrin e vendit ku prodhohet në Siçili. Sipas kompanisë, kjo ngjyrë është e shijshme, njëlloj si vera , mëshiron pasurinë e një vakti të bollshëm ku nuk mungon asnjë asortiment. Është një e kuqe natyrale, shumë e sofistisikuar me të gjithë pasurinë e tokës. Kompania me seli në New Jersey, zgjedh cdo vit një ngjyrë të re, bazuar në opinionet e ekspertëve të modes. Në 2014 ngjyra trend ishte orkide, kurse smeraldi në turkeze dominoi 2013. Por në këto vite janë meshkujt ata që ankohen, pasi ngjyrat trend kanë qenë disi të forta dhe normalisht të përshtatura më së shumti vetëm për femrat. Ngjyra që do të dominojë vitin 2015 quhet marsala, njëlloj si një verë siciliane. Ëstë e kuqe e vrazhdë, joshëse dhe tejet e sofistikuar. Pas orkidesë së 2014, Koppania Pantone thotë se ka zgjedhur të kuqen më natyrale dhe më të bukur për vitin e ardhsëm.