Belgjika kërkon të fusë patatet e skuqura në trashëgiminë e UNESCO-s
Komunitetet e ndryshme etnike në Belgjikë janë bashkuar në përpjekje për të bindur UNESCO-n që të vendosë patatet e skuqura në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Edhe pse janë të pakta gjërat për të cilat belgët bien dakord, ata po përpiqen shumë që patatet e skuqura të prera hollë, të vendosen në të listën e trashëgimisë kulturore botërore.Në gjithë botën patatet e skuqura në këtë formë shërbehen kryesisht në restorantet me shërbim të shpejtë dhe kisoka. Në Belgjikë ka 5000 të dyqane të tillë, të quajtur, "fritkot", të cilët janë dhjetë herë më të shumtë në numër për frymë se sa restorantet e McDonald në Shtetet e Bashkuara.Në mënyrë që të futen në listën e UNESCO-s, ato fillimisht duhet të miratohen si trashëgimi kombëtare nga ministri i kulturës. Në fakt, ministrat e kulturës, pasi Belgjika ka tre të tillë. Qeveria e krahinës flande, e komunitetit hollandisht folës, i ka njohur patatet e skuqura si pjesë integrale e kulturës kombëtare këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm pritet që çështja të debatohet në qeveritë e krahinave frengjisht dhe gjermanishtfolëse. Shoqata kombëtare e pronarëve të dyqaneve "fritkot", e cila është edhe nismëtarja e lëvizjes, pretendon se këto patate janë tipike belge, pasi kombinojnë kaosin dhe multikulturalizmin në vend.UNESCO ka një listë me 314 elementë të vlefshëm për t'u ruajtur në trashëgiminë botërore kulturore, duke filluar nga kafja turke e deri te këngët polifonike të pigmejve në Republikën Qendrore Afrikane. Patatet mbërritën në Belgjikë fillimisht ën shekullin XVI, por vetëm në shekullin XIX ato nisën të shitesin të prera hollë dhe të skuqura. Në Belgjikë, 95% e njerëzve shkojnë të paktën një herë në vit në një "fritkot".Në botë, ato njihen si "French fries" pasi gabimisht u mendua se mënyra e gatimit të tyre ishte franceze, kur iu shërbyen për herë të parë presidentit amerikan Tomas Xheferson, në vitin 1802, për shkak se kuzhina belge perceptohej në botë si ajo franceze, e cila ishte më e njohur ndërkombëtarisht.