Rita Ora falenderon Jessie J: Krenare që jam shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2014, 11:50
Prania e këngëtares britanike Jessie J në Shqipëri për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit i ka zgjuar këngëtares së famshme me origjinë kosovare Rita Ora kujtimet e pranisë së saj në kryeqytet në 100 vjetorin e Pavarësisë.Në profilin e saj në Instagram, Rita Ora ka falënderuar këngëtaren Jessie J e cila këndoi për hir të çlirimit të Shqipërisë.“Kurrë nuk do e harroj këtë moment kur e kam mbështetur pavarësinë që ne e meritojmë si popull. E falënderoj Jessie J që na ndihmoi ta arrijmë këtë. Kemi hapur një derë që do duhej hapur shumë kohë më parë.Proud to be a shqiptar”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore në postimin e saj në Instagram duke e shoqëruar dhe me një foto të saj me ish-kryeministrin Sali Berisha.