SHBA, nis sezoni i uljeve, dynden dyqanet

Ka nisur zyrtarisht sezoni i uljeve 2014 në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumë blerës mbërritën në dyqanet që tashmë kanë ulur çmimet në mënyrë drastike.Disa nga dyqanet dhe kompanitë më të mëdha në Shtetet e bashkuara të amerikës e kanë nisur më herët sezonin e uljeve, madje si asnjë herë tjetër kanë zgjedhur të mbajnë hapur dyqanet edhe gjatë ditës së falenderimeve.Ndoshta, për herë të parë në historinë e tij 155 vjecare, dyqani i njohur Macy's flagship në New York do të qëndrojë hapur në ditët e festave, por dyshohet që edhe dyqanet RadioShack të qëndrojnë hapur gjatë ditëve të pushimeve me rastin e festës së falenderimeve.Në Denver të paktën 100 persona po qëndronin gati për të nisur blerjet në orën 6 me orën lokale, kohë në të cilën u hapën dyert për shoping.Por gjithashtu edhe në Alabama një grumbull i madh njerëzish po qëndronin në pritje të hapjes së dyerve për pazarin e shumëpritur të fundvitit.Qendra kmart e njohur për blerjet me skonto drastike thotë se ka 23 vjet që qëndron hapur për festa, shumë më përpara se kjo të bëhet tendencë e re për kompanitë e tjera.Të punosh gjatë ditëve të festave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë e zakonshme. Sipas një sondazhi, një në katër punëtorë thonë se do të punojnë në Ditën e Falenderimeve, për Krishtlindje dhe gjithashtu edhe për festën e Vitit të Ri.