Në Rio, Pema e Krishtlindjeve lundron mbi det!
Pema më e madhe e Krishtlindjeve në botë që pluskon mbi ujë, u përurua të shtunën në Rio de Zhaneiro, duke nisur kështu zyrtarisht sezonin festiv në qytetin bregdetar.Rreth 200 000 turistë dhe vendas u dyndën në lagunën Rodrigo de Freitas për të parë pemën që peshon 542 ton dhe është e lartë 85 metra.Përveç dritave të pemës, edhe njerëzit ofruan një spektakël më vete me fishekzjarrë. Pema e këtij viti ishte dekoruar me mbi 3 milionë poça, mbi 2000 shirita dhe 120 000 metra kordonë ndriçues. Pema qendron mbi ujë mbi një panel me sipërfaqe 900 metra katrorë.Ceremonia, e cila kryhet rregullisht prej 19 vitesh, tërheq mijëra turistë dhe banorë vendas që duan të bëhen pjesë e festimeve, për të promovuar paqen dhe dashurinë në prag të festive të fundvitit.Pema e Krishtilindjeve u ngrit për herë të parë në Rio në vitin 1996 dhe dita e ndezjes së dritave të saj është shndërruar në ngjarjen e tretë më të madhe turistike, pas Karnavaleve dhe festimeve të Vitit të Ri në plazhin Kopakabana.Pema është regjistruar gjithashtu në Librin e Rekordeve Gines si "Pema e Krishtlindjeve lundruese më e madhe në botë".