Mësuesi u mëson nxënësve: Çdo të thotë të jesh i privilegjuar

Një mësues gjimnazi për t'i mësuar nxënësve të tij se çfarë është privilegji dhe të mirat e tij bëri një ushtrim shumë të thjeshtë.

Seicilit prej nxënësve u tha të grisnin një fletë nga fletorja dhe ta bënin top.

 eksperimenti 1 

Më pas mori një kosh letrash dhe e vendosi në qendër të dhomës

 dedererer 

Më pas u tha: Loja është e thjeshtë- Ju prezantoni popullin e një shteti. Çdo kush në një shtet ka shansin e vet për tu bërë i pasur dhe për t'u ngjitur në një shkallë më lart ose për të kaluar një klasë më lart.

 enhanced-10891-1416597196-10 

Që të kaloni në një klasë më lart ju duhet të hidhni topin e letrës në kosh pa lëvizur nga karrigia.

 

enhanced-22256-1416597441-1

 

Studentët që nuk ishin në rreshtin e parë të bankës por nga fundi reaguan duke thënë se “ishte e padrejtë”, pasi shokët që ishin të ulur në reshtin e parë kishin më shumë mundësi

 

enhanced-19008-1416597333-9

 

Seicili prej tyre nisi të gjuante topat prej letre me qëllim që t’i hidhnin brenda në kosh. Siç pritej shumë prej studentëve që ishin të parët nuk ia arritën (por jo të gjithë). Gjithashtu vetëm pak student që ishin në rreshtat e fundit ia arritën të bënin kosh.

 enhanced-1262-1416597762-1 

Mësuesi e mbylli lojën duke thënë: Sa më afër koshit aq më të shumta ishin mundësitë tuaja. Ja kështu është privilegji. E vutë re se të vetmit ata që u ankuan për padrejtësi ishin ata që ishin ulur në fund të dhomës?

 

Capture

 

Ndërsa nxënësit që ishin në rreshtin e parë ishin shumë pak koshientë për privilegjin me të cilin ishin rritur. Ajo çfarë ata mund të shohin janë vetëm disa centimetrat larg atyre dhe qëllimit që duan të arrijnë

enhanced-20775-1416597017-2 

Prandaj detyra juaj si studentë të cilët po arsimoheni është të jeni të ndërgjegjshëm për privilegjin që keni. Dhe të shfrytëzoni këtë privilegj të quajtur “arsimim” të bëni më të mirën për të arritur objektiva të mëdha, por gjithmonë duke mbështetur ata që janë pas jush.

 Autori i këtij shkrimi është   E përshtati në shqip Suela Gera