Shkëmbinj të çuditshëm në forma njerëzish!
Shkëmbinj të ndryshëm në të cilët natyra ka gdhendur fytyra njerëzish. Për ti shijuar këto pamje, mjafton ti shikosh nga këndi i duhur dhe të vësh në punë imagjinatën.1. Stac Levenish, Skoci
Ishulli Stac Levenish është një nga zonat më të largëta dhe të paarritshme në Skoci. Një fytyrë njerëzore gjigante, e cila ndodhet në njërën anë të ishullit, e bën vendin akoma edhe më të frikshëm...2. Sphinx, Rumani
Në malet Buçegi në Rumaninë qëndrore, era dhe shiu kanë gërryer shkëmbinjtë në mënyrë shumë paradoksale. Më i çuditshmi është Sfinksi i famshëm, në një lartësi prej 2216 metra, lartësia e të cilit arrin 8 metra dhe perëndimi i diellit është momenti më i përshtatshëm për ta admiruar.3. Eagle Cap Chieftain,Oregon
Një kokë e gdhendur në shkëmb, ka çuditur fotografin Ted Werth, i cili ishte duke fotografuar bukuritë e egra të zonës. Ai ishte i pari që zbuloi dhe fotografoi këtë shkëmb të çuditshëm.4. Hodge Close Quarry Skull, Britani
Në Lake District në Angli, ndodhet kafka e famshme ...! Ajo është një shpellë shkëmbore, që duket sikur ka dalë nga një film horror!5. Roswell Calling Card, Meksikë
Në Parkun Kombëtar Bandelier, në veri të New Mexico, ato çfarë tërheqin më tepër vëmendjen e vizitorëve, janë shkëmbinjtë vullkanik. Po të shikosh me vëmendje, në një pjesë të këtyre shkëmbinjëve, shfaqet një fytyrë Alieni, që nuk dihet se kush e ka gdhendur aty, natyra apo vetë …jashtokësorët??6. Moher Of God, Irlandë
Fytyra e një burri shfaqet në Moher Cliffs në Irlandë!/nzh/oranews.tv/