Miniatura "lilipute"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2014, 08:51
Të krijosh vepra arti të vogla sa një kokërr orizi!Këtë gjë e ka bërë të mundur 33-vjeçari rus Vladimir Aniskin, i cili e ushtron këtë passion të tijin që prej vitit 1998.Për çdo vepër, atij i duhen disa muaj punë. Krijimi i këtyre miniaturave kërkon saktësi shumë të madhe, dhe siç shprehet ai vetë i është dashur të punojë me ritmin e rrahjeve të zemrës së tij. Në mes të çdo rrahje, ka rreth gjysmë sekonde kohë për të bërë një lëvizje të vetme, pa ju dridhur dora.Për çdo krijim, ai përdorë mikroskopë shumë të fuqishëm.Rreth 80 vepra miniaturë të Aniskinit gjenden të ekspozuara në muzeun e Shën Petersburgut.
Vizatim në gjysmë kokrre orizi
Krijim në qime kali
Në fara lulëkuqeje
Në fara lulëkuqeje
Në majën e një gjilpëre

Në kokërr orizi
Në fara lulëkuqeje
Në farë rrushi
Tavolinë shahu në lëvozhgë arre
Në farë rrushi
/nzh/oranews.tv/