SHBA, të shtëna në Denver, 3 të vdekur

Sërish janë shënuar viktima nga të shtënat me armë në Kolorado të SHBA-së.Tre viktima, mes të cilave dy fëmijë, është bilanci i viktimave gjatë një breshërie plumbash në një shtëpi në qytetin Denver të Kolorados.Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, me orën lokale, dhe viktimat janë një nënë dhe dy djem të saj. Ndërsa një djalë i tretë është shtruar me urgjencë në spital për shkak të plagëve.Hetuesit deklarojnë se dyshohet që krimi të ketë qenë i tipit “vrasje dhe vetëvrasje”. Shefi i policisë së zonës, Robert White e konsideroi ngjarjen si “një tragjedi të tmerrshme”.Rreth gjysmë ore larg Denverit, në qytezën e Aurorës, këtë verë u regjistrua masakra në kinema, gjatë transmetimit të filmit të fundit të Batman.Ngjarja e fundit ndodh në një moment kur në Shtetet e Bashkuara është më i nxehtë se kurrë debati për kontrollin e armëve, pas një seri masakrash të regjistruara vitin e kaluar.