OBI kërkon t`i jepet fund konfliktit në Siri

Udhëheqësit e vendeve evropiane kanë bërë thirrje t`i jepet fund konfliktit në Siri.Kriza në Siri është në agjendën e samitit dyditor të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), e cila ka hapur punimet të mërkurën në Kajro.Duke iu adresuar pjesëmarrësve, presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, i ka bërë thirrje presidentit Bashar Al Assad  të mësojë leksionet e historisë dhe të mos vërë interesat e tij mbi ato të kombit.Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ka thënë se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, ndërkohë që princi saudit, Salman, ka shfaqur shqetësimin se Assad “po kryen krime të shëmtuara kundër popullit të tij”.Siria nuk është e pranishme në samit pasi, gushtin e kaluar, është përjashtuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik.Protestat e para antiqeveritare kanë shpërthyer në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave të regjimit sirian dhe atyre rebele.