“Albtelekom” mashtron klientët, rrit abuzivisht tarifat e shërbimit

Tiranë-Channel One zbuloi se si kompania e telefonisë fikse Albtelekom, abuzon me abonentët me tarifat e shërbimeve.Në muajin prill 2014, Albtelekom në mënyrë të njëanshme, duke shkelur kontratën me klientët, rriti tarifën e shërbimit nga 500 lekë, në 700 lekë.Pagesa është e detyrueshme, pa e ngritur fare receptorin e aparatit telefonik.Mashtrimi nuk publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.Por çfarë ndodh në të vertëtë, a e zbaton Albtelekom kontratën me pajtimtarët e saj ?Albtelekom, po vjedh qytetarët për të katërtën herë radhazi. Pasi, tarifat e shërbimeve fillestare, në 4 vitet e fundit kanë qenë respektivisht: 200, 400, 500 dhe tani kulmojnë me 700 lekë në muaj.Pra, jemi tek e katërta e vërteta, duke thyer edhe mitin shqiptar të durimit. Por a do të tërhiqet Albtelekom nga mashtrimi?Channel One tentoi intervistën sy më sy, por për të vërtetën, Albtelekom të mbyll derën.