Studenti bëhet i njohur pasi publikon historinë e një endacaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2014, 10:47
Një student i ri është bërë i famshëm në Facebook pasi ka bërë një foto me një të pastrehë në rrugë.Ben Holmes ka shkrepur një selfie të vetes me një endacak pasi i ka blerë atij ushqim dhe ka dëgjuar historinë e tij.Studendi I mjekësisë të cilin e njohin tashmë shumë njerëz, ka treguar se burri ka përfunduar në atë gjendje pasi e ka humbur punën dhe e ka lënë e dashura.“I thashë a je i uritur dhe më tha “Po”. I bleva një sanduiç dhe disa biskota për qenin e tij”-ka thënë djali.Ben ka çuar mesazhin se askush nuk e di se çfarë ndodh me njerëzit që ju nuk i njihni por që i shihni përditë në rrugë.Fotoja e tij dhe ky postim është shpërndarë mbi 9,000 herë në Facebook.