Familja feston Krishtindjet më herët pasi babai ka vetëm pak javë jetë

Një lagje ka festuar Krishtlindjet më herët për një baba i cili ka vetëm disa javë jetë pas një diagnostikimi të papritur.Frank Henderson 60 vjeç nga Washington, zbuloi se ka një kancer të zhvilluar para disa ditësh dhe i është thënë se sa i ka ngelur jetë.Por familja e tij ka bërë shumë aktivitete për ta gëzuar atë duke shfrytëzuar  kohën me të. Një ndër këto është edhe celebrimi i Krishtlindjeve në këtë kohë.Ai gjithashtu ka bërë edhe kërcimin e fundit me vajzën Thea të cilën nuk do ketë mundësi ta çojë në altar.“Nuk jam bërë pesimist. Është diçka që Zoti e ka vendosur për mua dhe unë nuk e quaj ndëshkim. Në bashkohemi përdore, qajmë, përqafohemi dhe e dimë se do ndodhë.”-ka thënë Frank.Ai është babai i 5 fëmijëve dhe historia e tij është bërë inspiruese për tu dhënë zemër njerëzve që kanë të njëjtën histori.