Richard Branson për stafin e tij "Merrni pushime sa të doni"
Themeluesi i “Virgin” Richard Branson ka njoftuar se stafi i tij do ketë përfitime mahnitëse - e sa më shumë pushimeve që ata duan.Manjati tha se do ishte i hapur për të marrë sugjerimet nga punonjësit, dhe duke u dhënë atyre lirinë për të vendosur.Ai e bëri të ditur këtë veprim në blogun e tij në internet, teksa ka shkruar: "Është lënë në dorë të punonjësve për të vendosur nëse ose kur ai/ajo ndjehet i gatshëm për të marrë disa orë, një ditë, një javë ose muaj pushim”."Supozimi është që ata të jenë të gatshëm për të bërë punën e tyre, kur të ndjehen një qind përqind rehatshëm ku ata dhe ekipi i tyre do kryejnë projektin në kohën e duhur dhe ashtu siç duhet dhe që mungesa e tyre nuk do të dëmtojë biznesin në asnjë lloj mënyrë, apo për atë çështje, karrierën e tyre."Sir Richard theksoi: "Duke supozuar se e gjithë kjo shkon ashtu siç pritet, ne do të inkurajojmë të gjitha filialet tona të ndjekin shembullin, i cili do të jetë tepër emocionuese për tu parë."Megjithatë, mijëra punëtorë pjesërisht në pronësi të kompanive të “Virgin” të mund të përballojnë këto përfitime e cila si fillim do jetë në “eksperiment”.Gjigandi financiar i “Virgin Money” tha se nuk kishte plane për të ndryshuar rregullat e pushimeve për stafin.
