Vipat shqiptarë të lumtur për vizitën e Papa Françeskut "Tregoi se jemi shembull në tolerancën fetare"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 08:10
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri mori jehonën e duhur në media dhe më gjërë. Në rrjetet sociale u përfshinë të gjithë, njerëz të thjeshtë dhe personalitete të njohur.Ata që dhanë mesazhe mirënjohjeje ishin dhe vipat shqiptar të cilët disa prej tyre ishin edhe të pranishëm në sheshin Nënë Tereza për të pritur ardhjen e Papës.Por ajo që u komentua më së shumti nga ata ishte edhe fakti se shqiptarët ishin 1 dhe pa dallim feje. Një foto e cila tregon të pranishëm në shesh përfaqësuesit e feve të ndryshme në Shqipëri ka qënë më e publikuara nga vipat shqiptar si Noizy, Luana Vjollca, Besa Kokëdhima etj.