India, vendi i parë aziatik që "pushton" Marsin
Indi -Misioni i Indisë për të hyrë në orbitën Mars, kaloi me sukses të mërkurën në mëngjes, duke u bërë kështu përpjekjen e tij të parë dhe vendi i parë aziatik që ka arritur në planetin e kuq.
"Ne kemi shkuar përtej kufijve të ndërmarrjes njerëzore dhe imagjinatën. Ne kemi udhëtuar me saktësi në një rrugë që njihej shumë pak nga ne", - deklaroi Kryeministri indian, Narendra Modi.Personeli i Organizatës Kërkimore Hapësinore indiane, kanë shpërthyer në duartrokitje, në momentin që kanë mësuar së misioni në orbitën Mars, arriti me sukses në planet, duke bërë kështu dhe histori për vendin.Para ditës së mërkurë, vetëm Shtetet e Bashkuara, Europa dhe sovjetikët, kanë qënë të vetmit që kanë arritur të dërgojnë anije në Mars, tashmë kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe India.
m.p/Oranews.tv