Pozicioni ideal i seksit për meshkujt që kanë dhimbje shpine

Specialistët kanë gjetur pozicionet e duhura për të bërë seks për meshkujt që vuajnë nga dhimbjet e shpinës.Në kundërshtim me atë çfarë besojnë njerëzit pozicioni ”spoon” ku mashkulli qëndron lart gjatë seksit nuk është gjithmonë pozicioni më i mirë për ata që vuajnë nga dhembjet, kanë gjetur studiuesit.Ata kanë thënë se 'doggy-style' mund të ishte më i mirë për shumë çifte të cilat mund të kishin probleme shpine.Shkencëtarët në Universitetin e Waterloo në Ontario, Kanada, kanë dokumentuar saktësisht se si shpina lëviz gjatë seksit.Hulumtuesit analizuan informacionin e mbledhur nga sistemet infra të kuqe dhe elektromagnetike për kapjen e lëvizjeve se si 10 çifte lëviznin gjatë përpjekjes për të bërë seks në 5 pozicione të përbashkëta.Ata pastaj krijuan një sërë udhëzimesh që rekomandonin pozicione të ndryshme dhe 'teknika futjeje' bazuar në atë që shkakton dhimbjen e shpinës një njeriu."Pozicioni ”Spoon” është rekomanduar shpesh nga mjekët si një pozicion që i përshtatet të gjithëve. Por kemi zbuluar, se nuk është i përshtatshëm.”-ka thënë Natalie Sidorkewicz, studiuese.