Meshkujt e bukur dhe me muskuj kanë mungesë sperme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2014, 12:10
Ai mund të ketë një trup për tu pasu zili, me forma të mëdha dhe trup super të tonifikuar, por sipas studimeve të reja një burrë i fortë dhe me muskuj nuk do të thotë që ka spermë të mirë mashkullore.Shkencëtarët kanë gjetur se meshkujt me muskuj, fytyrë të egër kanë një kualitet të spermës shumë të dobët.Gjithashtu meshkujt me zë të trashë dhe të thellë cilësohen si meshkuj me spermë të pakët se sat ë tjerët.Ekspertët kanë thënë se kjo vjen për faktin se hormonet seksuale të meshkujve si testosteronet ndikojnë në prodhimin e spermës.Në një studim tjetër ka treguar se meshkujt tërheqës nuk janë pjellorë në krahasim me ata që janë më pak tërheqës.