Stresi ndikon në dobësimin e nuhatjes

Sipas një studimi kryer nga shkencëtarët amerikanë, studim i cili është publikuar në ‘Journal of Neuroscience’ tregon se stresi mund të zvogëlojë aftësitë shqisore sidomos atë të nuhatjes. Studimi u krye me 20 persona të shëndetshëm duke nxitur ankth tek pjesmarrësit përmes prezantimit të disa imazheve shqetësuese.Rezultatet treguan se pjesmarrësit njohën më pak aromat e përditshme kur ishin nën stres apo ankth. Pas vëzhgimit të reagimit të trurit shkencëtarët zbuluan se aktiviteti ishte rritur në pjesën emocionale të trurit duke zvogëluar aktivitetin e trurit përgjegjës për identifikimin e aromave.Ata u shprehën rezultatet e këtij studimi vërtetojnë që stresi apo ankthi dëmton cilësinë e jetës.