"Rock Economy", rikthehet Celentano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2012, 11:38
Pas një periudhe shkëputjeje është rikthyer Adriano Celentano. Monologu i tij ka shënuar një boom teleshikuesish në Itali ku plot 9 milionë njerëz kanë ndjekur nga Verona Rock Economy të këngëtarit, aktorit të madh të Italisë.
Në monologun e tij artisti i famshëm flet për krizën ekonomike, i shoqëruar nga brohorimat dhe duartrokitjet e publikut në skenë.
"Zhvillimi dhe ekonomia janë problemi, dhe jo zgjidhja. Mjaft me çmenduritë e konsumimit", thotë Celentano.