Burri shndërrohet si grua për të mposhtur mentalitetin

Të dyja nuset ngjanin të bukura madje duken si binjake identike teksa kanë ecur krah për krah drejt altarit, duke u bërë martesa më të diskutueshme në Rusi.Në një vend si Rusia martesat brenda të njëjtit seks janë të ndaluar pasi në vitin 1999 u klasifikua si një sëmundje mendore, por Alina Davis dhe Ellison Brux e ka gjetur zgjidhjen.Alina 23 vjeçe, emri i vërtetë është Dimitriy Kozhuhov, ka lindur mashkull por është kthyer në femër pa ndërruar seksin shprehet ‘Ne e dashurojmë njëra tjetrën dhe vendosëm ta kurorëzojmë dashurinë tonë’.‘Edhe pse fillimisht zyra civile nuk pranoi të na martonte, falë këmbënguljes dhe provave që nuk kemi shkelur ligjin më në fund martesa jonë u kurorëzua dhe jemi të lumtura që rasti ynë po diskutohet dhe jashtë kufijve duke shpresuar të frymëzojë edhe të tjerët të sfidojnë ligjet kufizuese’ shprehen ata në një intervistë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter