Olivia Wilde: Ushqyerja me gji, gjëja më e natyrshme në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 07:42
Aktorja 30-vjeçarë Olivia Wilde e cila katër muaj më parë solli në jetë djalin e saj, ka realizuar një set fotografik për revistën prestigjose ‘Glamour’ të muajit Shtator.Disa nga fotot Olivia i ka postuar në rrjetin e saj Instagram ku duket duket ushqyer të birin e saj Otis me gji dhe ajo shprehet “Fotot e realizuara me Otis janë perfekte, pa të këto foto nuk do ishin të plota. Të ushqesh fëmijën me gjirin tënd është gjëja më natyrale në botë”.Me këtë Olivia i është bashkuar shumë femrave të famshme si Miranda Kerr, Gwen Stefani etj, të cilat promovojnë ushqyerjen me gji si mënyrën më të shëndetshme në rritjen e një fëmije.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter