Djali rifiton kokën e humbur: "Shpresoj të gjej një punë"

Elvis Romeo Linguar nga Rumania i cili ngeli me gjysmë koke pasi ra me kokë nga një lartësi në punë, e ka rifituar pjesën e humbur të kokës falë një ndërhyrjeje kirurgjikale.Djali bëri para disa kohësh një apel për ndihmë dhe shumë njerëz mblodhën për të shumë parash për të përballuar operacionin e tij.Ai thotë se që në momentin që ka pësuar deformimin nuk e kanë pranuar në punë për shkak të pamjes së tij të papërshtatshme.“Jam shumë më mirë tani. E falenderoj Zotin që më dha një shans të dytë dhe të gjithë njerëzit që ndihmuan për operacionin tim. Shpresoj që tani të fitoj një punë dhe të vazhdoj jetën normale”-ka thënë 24 vjeçari nga Rumania.