USA, zhvendoset ndërtesa një shekullore

Jo gjithmonë një ndërtesë duhet të shembet për të ndërtuar një ndërtesë tjetër. Qeverisja vendore e Washingtonit, për të mbrojtur ndërtesën shekullore,  ka ndërmarrë një operacion të pazakontë, duke mos prishur ndërtesën por ta transferojë në një vend tjetër.Pasi kanë murosur dritaret për një stabilitet më të madh, ekspertët kanë vendosur nën themelet e saj një sistem hidraulik duke bërë të mundur lëvizjen e ndërtesës 7.400 tonësh. Zhvendosja rezultoi me sukses, e cila u realizua me një shpejtësi prej 8 cm në sekondë.