Muzeu i Luvrit shpall luftë minjve
Paris, parqet rreht muzeut të Luvrit i cili vizitohet nga rreth 9.2 milionë persona në vit, ka një rritje të ndjeshme të mjinjve që prej tetë vitesh.Turistët enden mes pramidave të Luvrit dhe parqeve “Carrusel” me bar, të ndara me bordure, që ofrojnë një strehë të qetë si për vizitorët ashtu edhe për minjtë, të cilët nuk hezitojnë të shfaqen në mes të ditës.Një vizitor shprehet “Për disa që drekojnë në park gjatë orëve të pushimit në punë, ardhja e minjve është si pasojë e neglizhencës së njeriut”.‘Ka shumë plehëra, është shumë pis, bishta cigaresh dhe mbetjet e ushqimeve janë të hedhura kudo pa kujdes, njerëzit nuk po tregojnë kujdes për mjedisin” shprehet një banore e cila frekuenton rregullisht parkun për piknik.Zëdhëndsja e muzeut të Luvrit Elise Guillou, shprehet se ”Parqet e jashtme rreth muzeut disifektohen një herë në dy muaj por gjatë muajve të verës bëhet më shpesh. Kur shumimi është shumë i madh si në këtë rast nuk dihet numri i saktë i tyre por mendohet të jetë sa dyfishi i popullsisë së Parisit”.