Orlando Bloom "grushta" me Justin Bieber
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 15:40
Aktori i hollivudit Orlando Bloom ka tentuar të godasë me grusht popstarin Justin Bieber, në një restorant në Ibiza, dhe duket se arsyeja e zënkës ka qënë ish- bashkëshortja e Orlandos, Miranda Kerr.Raportohet se Miranda Kerr ka pasur një flirt me Justin Bieber, dhe kur ky i fundit e ka parë Orlando-n në restorant i ka hedhur fjalë thumbuese "Përshëndete Miranda-n nga ana ime" duke nxitur një sherr mes tyre. Agjentët e sigurisë që ndodheshin në restorant janë munduar të mbajnë yjet e showbizzit larg njëri tjetrit.Menjëherë Bieber ka postuar një foto më Kerr në Instagram, por fansat nuk e kanë mbështetur këtë veprim, duke bërë që ai të heqë mënjëherë foton nga rrjeti social.Bloom dhe Kerr tashmë të divorcuar, kanë një fëmijë së bashku.