Miranda Kerr, indiferente ndaj sherrit Bloom-Bieber

E ndërsa sherri mes ish-bashkëshortit të saj Orlando Bloom dhe Justin Bieber u bë lajmi i parë për mediat rozë, Miranda Kerr duket shumë indiferente.Ajo postoi në Instagram një foto ku duket topless në vaskë mbushur me ujë, dhe një tjetër së bashku me djalin e saj Flynn duke ecur në rrugë.Aktori Orlando Bloom goditi me grusht këngëtarin Justin Bieber, mëngjesin e së mërkurës në një restorant në Ibiza, pasi këngëtari i ka hedhur fjalë thumbuese ‘Përshëndete Mirandën nga ana ime’.Mendohet se mes modeles Miranda Kerr dhe Justin Bieber ka pasur një flirt,  gjatë një feste pasi ish-modelja e Victoria’s Secret ka mbaruar shfaqjen, dhe kjo ka ndodhur në vitin 2012 kur Kerr ka qënë e martuar me Orlando Bloom.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter