Tendencat e dasmave, kur është koha më e mirë?

Armand Peza, ideatori i Geraldina Sposa dhe analisti i njohur ka folur për tendencat e martesave në Shqipëri. Ai ka thënë që këtë vit dasmat kanë pasur një ulje por megjithatë nuk kanë munguar në muajt e nxehtë të verës.“Piku i dasmave është 15 korriku deri në 15 gusht, sepse me vonë sipas fjalëve të plakave në fund të gushtit nuk bën të martohesh për shkak se nuk lind  dot çun. Por më vonë nga shtatori dhe tetori rikthehen dasmat duke favorizuar një kohë më e freskët”-ka thënë ai.Në emisionin “Natën Vonë” të Jonida Shehut, Peza ka folur për tendencën e fustaneve dhe look-ut të nuseve.“Për shkak të krizës së martesave të pakta në numër të gjithë po i kopjojnë të gjithë, nuk ka më shtresëzime të modës së ulët apo të lartë. Është bërë një “mishmash” ku të gjithë kopjojnë të gjithë dhe njeriu vesh çfarëdo. Rekomandohet veshjet me silueta të pastra. Nuset preferojnë stilin e fustaneve të mëdha si princeshë, por tendenca në Shqipëri ka ardhur duke sjellë më thjeshtësi në look”- ka përfunduar Armand Peza.