Kate Upton: Është emocionuese të jesh femër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 14:09
Ajo është cilësuar si vajza më e bukur në botë nga revista Elle. Dhe Kate Upton e ka vërtetuar këtë titull duke u bërë imazhi i kopertinës së kësaj reviste për muajin gusht.Modelja 22 vjeçare kësaj here ka treguar një anë tjetër të saj duke u mbuluar “më shumë seç duhet” për të shfaqur hiret e saj.Duke folur për karrierën e saj deri tani ajo ka thënë: “Kur kam filluar modelingun për herë të parë isha një modele normale katalogjesh. Më pas u bëra një femër dhe ishte shumë emocionuese të jesh e tillë”.