Vajza 11 vjeçare ia vë flakën vetes pasi donin ta martonin

Mashid Rezai është një grua iraniane që në moshën 11 vjeçare ka tentuar të vrasë veten duke ia vënë flakën trupit të saj.Tashmë 36 vjeçe ajo tregon historinë e saj të trishtë duke thënë se ka dashur ti japë fund jetës sepse donin ta martonin që të mitur me një burrë të më të madh në moshë. Por pasi ka shpëtuar nga flakët e zjarrit të vetkrijuara ajo është rrahur nga babai i saj për vdekje dhe është transferuar në Angli për shkak të shenjave që kishte në trup.Por siç tregon ajo pas disa vitesh është sulmuar në rrugë dhe e kanë gjuajtur me gurë nga disa persona që e kishin frikë nga pamja e saj me djegie.E ngelur me brinjë të thyer, pasi disa kohësh gruaja iraniane ka hapur një fondacion në të cilin punon për të ndihmuar vajzat që kanë nevojë për ndihmë.Ajo thotë se tashmë gjërat kanë ndryshuar por ajo shpreson se historia e saj mund të ndihmojë vajzat që mund të kenë të njëjtin fat si ajo.