Lepa Brena, rrëzohet dhe thyen të dy krahët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 16:45
Këngëtarja serbe Lepa Brena, e cila të premten u rrëzua nga tarraca e një hoteli duke thyer të dyja krahët. Doktori i cili bëri ndërhyrjen kirurgjikale të dielën, shprehet se këngëtarja e famshme serbe është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të dalë nga spitali.Këngëtarja ka postuar në Twitter një foto të sajën shtrirë në krevatin e spitalit, dhe njëkohësisht falenderon fansat e saj për mbështetjen.Çifti ishte me pushime në Kroaci, ku pasi kishin ngrënë mëngjesin, Lena u afrua pranë cepit të tarracës, duke rënë pasi humbi ekuilibrin, dhe të njëjtin fat ka pësuar edhe qeni i saj. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter