Piastra që ndryshon ngjyrën e flokëve

E imagjinoni të bëheni nga brune në bionde duke përdorur vetëm një piastër për drejtimin e tyre?Një inxhinier në laboratorin e ‘Los Alamos’ ka krijuar një pajisje, të ngjashme më piastrën e flokëve, e pajisur me teknologjinë me rreze jonike, e cila mund të ngjyrosë flokët për një kohë shumë të shkurtër.Ky model reflekton dritën në një mënyrë të tillë, që flokët ndryshojnë ngjyrë menjëherë, nga bionde në brunë madje edhe disa ngjyra njëherësh.Projektuesi i kësaj pajisje Leseman shprehet se “Nëse kjo përdoret direkt në flokun tuaj atëhere efekti është i përhershëm, derisa floku të rritet dhe të pritet, por gjithashtu në vend të bojës mund të përdoret një produkt tjetër me efekt ngjyrues, i cili shpërlahet sapo të lani flokun”. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter