Mesazhi në shishe rikthehet pas 101 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 10:02
Mesazhi më i vjetër në botë, i futur në një shishe, po shkon drejt destinacionit, 101 vjet pasi është hedhur në det. Shishja, e cila përmban një kartolinë daneze me dy pulla, është nxjerrë në shitje nga Konrad Fischer, një peshkatar i cili e gjeti në Detin Baltik, afër qytetit gjerman Kiel në muajin mars.E datuar 17 maj 1913, letra është shkruajtur nga Richard Platz, 21 vjeç, nga Berlini, me një mesazh mirësjelljeje për atë që do ta gjendte e do ta postonte në adresën e tij, që ai ta merrte vesh se sa larg kishte udhëtuar shishja.