Tahiri i dërgon mesazh falenderimi Albana Osmanit

Albana Osmani, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, në rrjetin e saj social Facebook ka postuar një foto me rripin e sigurimit lidhur dhe shkruan: Unë lidhem, kjo është më e pakta që mund të bëj”, një lloj fushatë sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurimit për drejtuesit e automjeteve.Dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka përgëzuar Albanën duke e falenderuar për këtë nismë. Po ashtu edhe Albana i është përgjigjur me shpresën se ky mesazh do të sensibilizojë sado pak qytetarët.