Albano Carrisi dhe Romina Power paqe apo një dashuri e re?

Këngëtari i njohur Italian Albano Carrisi dhe ish-bashkëshortja e tij Romina Power do të performojnë në një koncert në Spanjë së bashku, dhe Albano është shprehur për revistën italiane “Gente” se: Do të këndojmë këngën ‘Felicita’ sepse sot, ashtu si dhe shumë vite më parë, ka një kuptim. Ky është fillimi i një jete të re me Rominën”.Gjithashtu Albano, pyetjes për një bashkpunim të mundshëm së bashku me Rominën në Sanremo, ai iu përgjigj: “Dalja në skenë Na bën të përjetojmë momentet nostalgjike dhe na sjell kujtime fantastike të një dashurie të pastër, por nëse vendos të dal në skenën e Sanremos do jem unë, zëri im dhe kënga”