Paguan 75 paund për 3 shishe ujë 500 ml
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 12:32
Edwart Heaton, betohet se nuk do vërë më këmbë në hotëlin “Wellesley” pasi pagoi një faturë prej 75 paundësh për tre shishe ujë 500 ml, të cilat në supermarket nuk kushtojnë më shumë se 60 qindarka.Bisnesmeni i cili po priste një klient në hollin e hotelit shprehet se “Për shkak të temeraturave të larta nuk porosita çaj apo kafe por vetëm tre shishe ujë 500ml, por kur në fund pashë faturën me këtë shumë, mendova se ndoshta është bërë gabim, por stafi me qetësinë më të madhe më shpjegoi se çmimet e barit janë më të shtrenjta pas orës 16:00, ”.“Më këtë shumë mund të kisha porositur verë ose edhe shampanjë për miqtë e mi” shprehet i nervozuar Edwart Heaton.