Saimir Strati merr Guinness e 8-të për "Mollën më të madhe me pipa"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 12:55
Artisti Saimir Strati ka shënuar rekordin e tij të 8-të të Guinness-it. Në një ceremoni festive është certifikuar nga gjyqtarja e Guinness World Record, Lucia Sinigagliesi punimi më i fundit i artistit Strati me titull, “Largest Plastic straw drinking mosaic”, dedikuar mbrojtjes së tokës.Mozaiku ka përmasat 7,3 m gjatësi dhe 4,2 m gjerësi, duke u përcaktuar si mozaiku më i madh i këtij lloji, i cili certifikohet për rekordin më të ri të Guinness-it.Për realizimin e “Largest Plastic straw drinking mosaic”, artistit Strati iu deshën mbi 16 orë punë në ditë, për një afat kohor 20 ditor. Për mozaikun e vendosur në lulishten kryesore të qytetit, ai përdori rreth 150 mijë pipa plastike.