Nëna u bën vogëlusheve të saj manikyr, flokë false dhe ngjyrë për trupin

Sophie-May Dixon është një nënë e pazakontë. Ajo ka dy vajza të vogla për të cilat kujdeset deri në detaje dhe për më tepër u bën shërbime edhe të panevojshme.22 vjeçarja që ka dy vajza Bliss 4 vjeçe dhe Bell 2 vjeçe u bën vajzave të saj trajtime thonjsh, flokë fallco, dhe ngjyrë për trupin.Ajo i vesh me rroba firmash si Dolce Gabbana dhe Ralph dhe thotë se vajzat e saj trajtohen si princesha që të mos jenë si gjitha të tjerat.Mamaja beqare nuk punon dhe ia kushton kohën e saj vetëm “zbukurimit” të vajzave.“Unë nuk jam një nënë e keqe sepse nuk do i lija vajzat të preknin një prizë ose të rrëzoheshin. Fakti që unë ua bëj këto shërbime është e drejta ime dhe vendimi im”-ka thënë Dixon.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter