Këngëtarja Aretha Franklin dëbohet nga restoranti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2014, 16:38
Një nga zërat më të mirë të muzikës botërore Aretha Franklin, teksa ka porositur një hamburger ta marrë me vete, ka ndërruar mendje dhe vendosi të ulej e ta hante në restorant.Por kamarieri, i cili nuk e ka njohur divën e famshme, i nervozuar nga ky ndryshim i veprimit të saj, pa iu dridhur qerpiku e ka dëbuar Aretha-n.Mësohet se menjëherë stafi i restorantit i ka kërkuar ndjesë këngëtares për sjelljen e pahijshme të punonjësit të tyre.