Vazhdon shkollën që 8 vjeçe për tu bërë një sirenë
Ëndrra e një vajze në fëmijëri për tu bërë një sirenë deti është bërë realitet kur në moshën 8 vjeçe ka ndjekur shkollën e peshkut.Andrea Liguori 19 vjeçe ka mësuar që e vogël se si të notojë me bisht dhe të performojë truke të jashtëzakonshëm.Në moshën 3 vjeçare ajo kishte parë një performancë të disa vajzave në parkun e Weeki Wachee, të veshura me bisht sirene dhe duke kërcyer nën ujë.Që nga ajo ditë vajza kishte lutur prindërit që ta çonin të ndiqte shkollën në qytetin e vogël të Florida të SHBA, ku stërviteshin vajza për tu bërë sirena deti.“kam dashur të bëhem një sirenë që herën e parë që pashë një performancë në Weeki Wachee. Ato ngjanin të bukura dhe magjike”-ka thënë Andrea.Ajo është shprehur shumë e lumtur që dëshira e saj e gjithë jetës është bërë realitet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter