Bëri një selfie më Robin van Persie, kamarieri rrezikon vendin e punës

Dëshira për të bërë një foto më idhullin e tij të futbollit Robin van Persie, pothuajse i kushtoi vendin e punës një kamarieri restoranti.Kyson Forde, kamarier në restorantin “Cliff” me pesë yje, së bashku me shokun e tij që realizoi foton, u urdhëruan nga menaxheri të mos paraqiteshin në punë për dy javë.“Restoranti ‘Cliff’ në Barbados është një nga restorantet më të shtrenjtë në botë, i cili frekuentohet nga njerëz të famshëm dhe stafi i shërbimit jo vetëm shqetësoi klientin por theu rregullin duke përdorur telefonin në orarin e punës” shprehet kështu menaxheri i restorantit, Peter Harris.