Samsung Galaxy S4 merr flakë poshtë jastëkut së vajzës teksa fle

Është tashmë e zakonshme që të rinjtë të flenë me smartphonet e tyre poshtë jastëkut. Por një vajzë 13 vjeçare e ka pësuar duke e bërë këtë gjë.Ariel Tolfree nga Teksasi është zgjuar në mes të natës nga një aromë e rëndë që vinte nga djegia e jastëkut në të cilin po flinte pasi Samsung Galaxy S4 i saj kishte marrë flakë.Ajo ka rrëfyer se ka fjetur gjithmonë me telefon pranë dhe nuk e kishte pritur këtë rrezik.Pasi kjo ngjarje është raportuar në dyqanet kryesore të Samsung Galaxy, specialistët kaën thënë që bateria që mbante smartphone i vajzës nuk ishte original.Nga kjo ka ardhur shkrirja e baterisë dhe djegia e saj duke shkaktuar zjarr.